Deputeti Tom Doshi ka dëshmuar këtë të mërkurë në gjyqin ndaj Mark Frrokut, ish - koleg i tij në parlamentin shqiptar. Ai ka sqaruar lidhjen e tij të biznesit me Frrokun.
Doshi ka ironizuar me akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj Frrokut për ndërtim të paligjshëm të tendës së një hoteli në rrugën e ?Durrësit?. Sipas tij, me këtë akuzë duhet të ishte në burg e gjithë Tirana.